Milan dhe Barcelona në ‘luftë’ për yllin e Manchester United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan dhe Barcelona në ‘luftë’ për yllin e Manchester United

12:34 | 14 Tetor 2021

Milani dhe Barcelona planifikojnë oferta para-kontrate për Lingardin.

Dy klubet e mëdha evropiane, Milani dhe Barcelona janë të interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të Manchester Unitedit, Jesse Lingard.

Reprezentuesi anglez është jashtë kontratës në qershor dhe mund të flasë me ekipet e huaja nga 1 janari për kushtet e një para-kontrate.

Situata e tij ka bërë që shumë klube të interesohen për transferimin e Lingard, ndër to edhe gjigantë evropianë.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Barcelona dhe Milani do të jetë të parët në radhën për të nënshkruar me Lingard, nëse ai e lë Unitedin si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Lingard ka bërë vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon – kundër West Ham në Carabao Cup dhe ka kaluar më shumë kohë në fushë për vendin e tij sesa ai për klubin.

Ndryshe, Lingard mund të luajë në shumë pozita përfshirë dy krahët e sulmit dhe sulmuesin e dytë.

Komento: