Milan dhe Inter në garë për yllin e United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan dhe Inter në garë për yllin e United

09:21 | 13 Janar 2021

Derby della Madonnina në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin e United.

Futbollisti i Manchester United, Jesse Lingard sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Mediat britanike, raportojnë se Jesse Lingard është i gatshëm që të transferohet në Serie A.

Lingard nuk ka luajtur aspak te United këtë sezon dhe do të largohet nga Old Trafford brenda këtij muaji.

Agjenti i tij Mino Raiola, ia ka propozuar Lingardin Milanit dhe Interit. Gjigantët italian nuk ia kanë mbyllur derën transferimit të Lingard dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: