Milan dhe Juventus sot prezantojnë dy ‘bisha’

11:17 | 02 Janar 2020

Sot pritet të ndodhin dy zyrtarizime në Serie A.

Dritarja e transferimit të janarit është e hapur dhe dy lëvizje të mëdha mund të përfundojnë sot, pasi Dejan Kulusevski do t’i ketë testet mjekësore te Juventusi, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç arrin në Milano.

Ndeshjet në Serie A do të rifillojnë më 5 janar, por ndërkohë klubet janë të zëna me përmirësimin e skuadrave të tyre.

Disa marrëveshje janë arritur tashmë, pasi Milani njoftoi se Ibrahimoviç ka pranuar kushtet personale si një agjent i lirë, përcjell lajmi.

Ai do të jetë sot në qytet për testet mjekësore në Milano Lab, ndjekur nga një konferencë shtypi prezantuese të premten në mbrëmje.

Juventus janë gjithashtu të hapura për biznes, pasi anësori i Atalanta, Kulusevski është duke iu nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes para se të përfundojë transferimin.

Suedezi mbërriti në Torino të mërkurën në mbrëmje.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë huazimin e sezonit në Parma deri në qershor ose ta ndërpresë atë për t’u bashkuar menjëherë me shokët e tij të Juventusit.

Deri më tani këtë sezon, Kulusevski 19-vjeçar ka shënuar katër gola dhe shtatë asistime në 17 ndeshje të Serisë A për Parma.

Komento: