Milan dhe Lazio në garë të fortë për yllin nga Franca

16:31 | 23 Prill 2021

AC Milan dhe Lazio do të kërkojnë që këtë verë të sigurojnë shërbimet e portierit Sergio Rico, raporton kështu Estadio Deportivo.

27 vjeçari këtë sezon deri më tani ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje me skuadrën e Paris Saint Germain, shifër kjo mjaft e ulët nga pritshmëritë e tij.

Ai tashmë është vënë në kërkim të një skuadre ku mund të vazhdojë karierën dhe dy gjigantët e Serie A kanë filluar betejën në mes tyre për ta marrë atë këtë verë.

Komento: