
Agjenti i yllit të Hellas Verona Mattia Zaccagni, Fausto Pari ka konfirmuar se një numër i klubeve nga Serie A po ndjekin klientin e tij.
Milan dhe Napli janë duke e kërkuar sulmuesin italian.
25-vjeçari ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime në 15 paraqitje të Serie A deri më tani këtë sezon.
Prej Calciomercato u raportua dje se klubi i Milanit ka filluar negociatat me Verona për Zaccagni, i cili ka një vlerësim prej 15 milionë euro, dhe se ai mund të nënshkruhet dhe të huazohet përsëri në Verona deri në fund të sezonit.

Edhe Tuttosport raporton sot që Milani është i interesuar në playmaker italian dhe kanë shprehur interesin e tyre për lojtarin, duke hetuar terrenin përpara se të këtë një ofertë zyrtare.
Tani, agjenti i tij, Fausto Pari ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss, duke konfirmuar se ka mjaft interes për klientin e tij.
“Djali po bën shumë mirë dhe ka disa klube të mëdha të interesuara, duke përfshirë Napolin dhe Milanin,” tha ai.
“Ju do të duhet të pyesni Verona dhe tani është shumë herët të thuhet se ku mund të shkojë, por dyshoj se Hellas do ta lejojë të largohet para fundit të sezonit”.
“Klubet po përpiqen të gjithë gjatë kësaj pandemie dhe nuk ka shumë që mund të përballojnë një shpenzim kaq të madh në janar. Napoli ka një drejtor sporti si Cristiano Giuntoli i cili është i mirë në mposhtjen e konkurrencës, kështu që ne do ta shohim”.
“Mattia është shumë i dashur për qytetin e Verona, por padyshim ëndrra e tij është të luajë në një klub në Evropë dhe më pas të shkojë në skuadrën e Italisë”, ka përfunduar agjendi i lojtarit. /ORAinfo/