Milan dhe Pioli bien në ujdi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan dhe Pioli bien në ujdi

23:22 | 25 Nëntor 2021

Rinovimi i Piolit me Milanin është punë e kryer.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet ta nënshkruajë kontratën e re të premten, pasi dy palët thuhet se kanë arritur marrëveshje.

Ish-trajneri i Interit dhe Fiorentinas arriti në San Siro në tetor të vitit 2019 dhe u ka ndihmuar Rossonerëve që të kthehen në majat e futbollit italian.

Në edicionin e kaluar zunë vendin e dytë dhe u kualifikuan në Ligën e Kampionëve, ku akoma janë në garë për ta kaluar grupin.

Përkundër vështirësive në Evropë, paraqitja në Serie A ka qenë e mrekullueshme, meqë pas javës së 13-të, Milani ndan vendin e parë me Napolin.

Klubi ka qenë në bisedime me Piolin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë edhe për dy sezone të tjera.

Calciomercato bën të ditur se trajneri është i gatshëm ta nënshkruajë kontratën e re që nesër (e premte) dhe pritet të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

Komento: