Milan dhe Real Madrid në “luftë” për yllin e madh

16:59 | 22 Tetor 2021

AC Milan, është një nga disa klubet më të mira evropiane që janë të interesuar për nënshkrimin e Charles De Ketelaere, por ai raportohet se ka një çmim të madh.

Sipas të fundit nga voetbalprimeur, sulmuesi i Club Brugge, De Ketelaere e ka vënë veten fort në qendër të vëmendjes me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve dhe disa klube të mëdha po e vëzhgojnë atë,përcjell ORAinfo.

Ata citojnë burimin spanjoll El Espanol i cili raporton se De Ketelaere është gjithashtu në listën e dëshirave të Real Madridit, dhe nëse ai vazhdon të bëjë përshtypje, atëherë mund të bëhet një ofertë.

Megjithatë, raporti nga faqja belge shton se Milani, Napoli, Liverpool,

Everton dhe West Ham po e shikojnë gjithashtu 20-vjeçarin, i cili mund të luajë ose si mesfushor sulmues ose si sulmues./ORAinfo/

Komento: