Milan dhe Roma në luftë për super lojtarin anglez

13:38 | 27 Shtator 2020

AC Milan dhe Roma janë të dy të interesuar për mbrojtësin e djathtë të Norëich City, Max Aarons dhe Rossonerët janë vendosur të bëjnë një ofertë këto ditë.

Sipas raporteve nga Sky në Mbretërinë e Bashkuar, të dy klubet e Serie A kanë ndjekur Aarons për disa kohë dhe synojnë të paraqesin një ofertë te Norëich para se të mbyllet dritarja e transferimeve, përcjell ORAinfo.

Aarons kishin një sezon të mirë 2019-20 nën Daniel Farke, duke bërë 40 paraqitje në një skuadër që përfundimisht u rikthyen në divizionin e dytë.

Aarons është nën kontratë në Carroë Road deri në Qershor 2024.

Sipas të dhënave nga Transfermarkt.it, vlera e tregut e Aarons aktualisht është rreth 20 milionë euro, megjithatë mund të ndodhë që Milani të provojë dhe të ndërtojë një formulë krijuese siç kanë bërë tashmë këtë verë, të tilla si një hua me mundësi për të blerë. /ORAinfo/

Komento: