Milan ‘dridh’ vendin e Ibrahimovicit, gjen zëvendësuesin

12:58 | 14 Janar 2021

Milan gjen zëvëndësin e Ibrahimovic.

Milan është akoma duke menduar për një sulmues për të zëvëndësuar Zlatan Ibrahimovic në qoftë se ky i fundit mungon apo vuan nga ndonjë dëmtim.

Kjo blerje gjithashtu do të përforconte shumë rradhët e skuadrës së Stefano Piolit.

Siç raporton Sky Sports, në skenë përsëri ka hyrë emri i ish sulmuesit të skuadrës së Juventusit, Mario Mandzukic.

Ky emër nuk është i ri për Milanin pasi kroati përflitej edhe më herët për një transferim në San Siro por deri më tani klubi ka qëndruar me opsionet e Leaos dhe Rebic kur Ibrahimovic nuk ishte i disponueshëm.

Por kjo gjë duket se tashmë do të ndryshojë pasi drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend që të bëjnë kursime të tilla kur janë në garë për titullin e Serie A dhe kroati pritet të transferohet në Milano.

Komento: