Milan e Juventus në luftë për këtë lojtar

11:54 | 27 Shtator 2021

Juventusi e Milani në garë për amerikanin Pepi

Skuadrat nga Serie A, Juventusi dhe Milani janë futur në garë për sulmuesin amerikan Ricardo Pepi, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Pepi ka shpërthyer këtë edicion në MLS dhe ka tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Evropa.

18-vjeçari është pjesë e skuadrës së Dallasit dhe ka shënuar 12 gola e ka bërë dy asistime në 24 paraqitje në MLS.

Pepi në fillim të këtij muaji ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të SHBA-së, ku ka shënuar gol.

Ai me Dallasin ka kontratë deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth pesë milionë euro.

Komento: