Milan e ka në dorë ta blejë ‘dështakun’ e Atletico Madridit

20:55 | 05 Prill 2020

AC Milan mund të ketë edhe një herë shansin të nënshkruajë anësor Yannick Carrasco në afatin e ardhshëm të transferimi, raporton Calciomercato.

Carrasco u rikthyet këtë sezonë të Atletico Madrid nga Kina, por deri me tani nuk ka gjetur hapësirë të klubi i Dieog Simeone, përcjell ORAinfo.

Ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga, katër prej të cilave ai doli jashtë pankinës.

Kjo ka bërë që Atletico të pranojë ndonjë ofertë për shitjen e tij.

Në Spanjë ata thanë që Carrasco tashmë i ishte vetë ofruar Milani në janar, përpara se të kthehej në Madrid.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Milanit gjatë afatit të verës. /ORAinfo/

Komento: