Milan e kërkoi disa muaj, Rangnick arrin marrëveshje me gjigantin evropian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan e kërkoi disa muaj, Rangnick arrin marrëveshje me gjigantin evropian

16:57 | 25 Nëntor 2021

Ralf Rangnick ka marrëveshje me Unitedin

Gjermani Ralf Rangnick pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Manchester Unitedit.

Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe është çështje kohe para se Rangnick të zyrtarizohet.

Rangnick 63-vjeçar, do të jetë trajner i përkohshëm i Unitedit dhe do ta drejtojë ekipin deri në fund të këtij sezoni.

Ai në këtë post do ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar të dielën e shkuar. Rangnick, aktualisht është pjesë e skuadrës nga Rusia, Lokomotiva e Moskës dhe ka rolin e menaxherit të zhvillimit për sport.

Ai pritet së shpejti të lirohet nga klubi rus për t’u zyrtarizuar te Unitedi.

Komento: