Milan e transferoi para një viti si një talent të madh, tash pritet largimi i tij

19:11 | 05 Korrik 2021

Aventura e shkurtër e Hauge në Milan drejt përfundimit.

E ardhmja e Jens Petter Hauge mund të jetë në Bundesligë.

Sipas mediave gjermane, Eintracht Frankfurt ka hedhur sytë sërish nga Milani për të përforcuar repartin skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Talenti norvegjez duke se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Stefano Pioli dhe për këtë gjatë verës mund të largohet.

Klubi gjerman i ka paraqitur Milanit ofertën e parë prej 8 milionë eurosh, që plus bonuset arrijnë në 12 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, por drejtuesit e klubit italian, për ta lënë të lirë lojtarin kërkojnë të paktën 14-15 milionë euro.

Pavarësisht diferencës mes ofertës dhe kërkesës, palët po i vazhdojnë bisedimet me intensitet.

Komento: