Milan është afër të nënshkruajë me lojtarin që shkëlqeu sezonin e kaluar

18:06 | 30 Gusht 2020

Duke rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimovic, Milani tani është gati të përqendrohet në një situatë tjetër kontrate, më konkretisht atë të Hakan Calhanoglu.

Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për rinovimin e tij, pretendon një raport.

Lojtari turk është përparësia e re për Rossonerët, duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është ai në formacionin 4-2-3-1 të Stefano Pioli.

Sipas Calciomercato, agjenti i lojtarit, Gordon Stipic, do të arrijë në Itali për një takim këtë javë të ardhshme, përcjell ORAinfo.

Kontrata e Calhanoglu do të skadojë në 2021 dhe kjo është arsyeja pse Milan dhe lojtari duan të sigurojnë një marrëveshje rinovimi.

Kjo do të jetë thelbësore për kuqezinjtë pasi disa klube të Bundesligës kanë treguar interesin e tyre për 26-vjeçarin.

Ideja është që të zgjasë kontratën deri në vitin 2024 me një rregullim të pagës së tij, e cila aktualisht është 2.5 milionë euro në vit.

Përveç rritjes së pagës, një klauzolë lirimi mund të përfshihet edhe në marrëveshjen e re. Pas Ibrës, pra, përqendrimi është te Calhanoglu. /ORAinfo/

Komento: