Milan fiton bindshëm ndaj Torinos

22:53 | 26 Gusht 2023

Milani shënon fitore bindëse ndaj Torinos.

Milani ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mposhti lehtësisht Torinon, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi me rezultatin 4:1.

Olivier Giroud realizoi dy gola (43′, 65′) në këtë triumf dhe të dytë nga penalltia. Christian Pulisic (33′) dhe Theo Hernandez (45+2′) ishin dy golashënuesit tjerë.

Golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën mysafire e shënoi Perr Schuurs (36′). Te torinezët tërë ndeshjen sonte e luajti Mërgim Vojvoda.

Milani pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe prin në tabelë, kurse Torino me një pikë ndodhet në pozitën e 14-të.

Komento: