Milan fiton me lehtësi ndaj Cagliari, e mbyll sezonin në këtë pozitë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan fiton me lehtësi ndaj Cagliari, e mbyll sezonin në këtë pozitë

23:45 | 01 Gusht 2020

Milan fiton me lehtësi ndeshjen ndaj Cagliari.

Skuadra ka mbyllur sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë.

Skuadra e Milan ka shënuar fitore me rezultatin 3:0 në përballjen kundër Cagliari, shkruan lajmi.net.

Tri pikët ishin të rëndësishme për Milan që tashmë ka siguruar garat evropiane (Liga e Evropës) për sezonin e ardhshëm.

Milan kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutave lojë, pas autogolit të Ragnar Klavan.

Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic shënoi një herë në minutën e 55’ kurse, dy minuta pas tij shënoi Samu Castillejo për rezultatin final 3:0.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë.

Cagliari mbetet me 45 pikë për pozitën e 13-të.

Komento: