
Mbreti është rikthyer dhe është një lajm i shkëlqyeshëm për futbollin e Milanit dhe Italisë.
Zlatan Ibrahimovic ishte protagonisti i madh në fitoren e merituar në ndeshjen kundër Cagliarit, përcjell ORAinfo.

Një lojtar si ai ndryshon ekipin tuaj, një lojtar si ai i jep besim trajnerit dhe shokëve të skuadrës, një lojtar i tillë shënon golat që ishin humbur nga AC Milan në ndeshjen e parë.
Jo, transferimi i Ibrahimoviç nuk është vetëm marketing. Sepse Zlatan do të shërbejë për të mbajtur kuqezinjtë të luftojnë për një vend si Liga e Evropës. Vështirë, por akoma brenda mundësive.
Zlatan Ibrahimovic është një kampion pa moshë dhe tashmë i bën fansat në ëndërr, ashtu si 7 vjet më parë./ORAinfo