Milan godet në cak, po e transferon yllin e Arsenalit

14:08 | 24 Nëntor 2021

Edhe skuadra e Milanit është futur në garë për transferimin e sulmuesit francez Alexandre Lacazette, ka njoftuar “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Milanit tashmë kanë nisur kontaktet me Lacazetten, i cili nuk do ta rinovojë kontratën me Arsenalin dhe në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë.

Te Milani, po e shohin si mundësi të mirë transferimin e Lacazettes në verën tjetër, por klubi italian po synon të firmos para-kontratë për ta siguruar francezin. Këtë sezon, 30-vjeçari ka shënuar tre gola për Arsenalin në të gjitha garat.

Komento: