Me sa duket, AC Milan ka hequr dorë nga Dani Olmo.
21-vjeçari është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit dhe kështu ka tërhequr interesin e disa skuadrave të mëdha në Evropë.
Sipas Corriere Della Sera , megjithë thashethemet ditëve të fundit, kuqezinjtë kanë mohuar çdo interes për yllin spanjoll. Përveç kësaj, çmimi i mesfushorit duket se e ka ftohur operacionin.
Siç është raportuar nga Di Marzio, kërkesa e tanishme e Dinamos është 25 milion € plus 5 milion €, plus agjenti i tij po kërkon komision prej 7.5 milion €, një bonus nënshkrimi prej 3 milion € dhe 2.5 milion € në vit me 10% të rishitjes së ardhshme. Prandaj, kuqezinjtë kanë ndaluar bisedimet tani për tani./ORAinfo/