Milan humb miliona euro nga shitja e këtij lojtari, largimi i tij i domosdoshëm

09:38 | 03 Gusht 2020

Milani është i gatshëm të shesë mesfushorin brazilian Lucas Paqueta në dritaren e transferimeve të verës pas një sezoni të vështirë dhe zhgënjyes.

Siç raportojnë mediat italiane, ndër problemet më të dukshme këtë sezon për Paqueta ka qenë fakti që ai nuk ka pasur një zhvillim të vazhdueshëm lojrash në asnjë pozicion, përcjell ORAinfo.

Kjo siuatë ndoshta ka ndikuar edhe për shkak të shpërthimit të formës që ka Hakan Calhanoglu, pasi ai u bë i paprekshëm për Piolin.

E mospërshtatja me ekipin e krijuar nga Pioli, ka bërë që drejtuesit e Milanit të pajtohen me largimin e tij, madje duke humbur disa miliona euro, nga shkuma e shpenzuar për transferimin e tij nga Brazili. 38 milionë euro i kishte kushtuar Milanit transferimi i tij nga Flamengo.

Tani klubi është i gatshëm të shesë për një ofertë prej 25 milionë euro, dhe gjatë dritares së dimrit PSG ishin skuadra më e interesuar për brazilianin, kështu që pritet të shohim nëse PSG do të kthehen në sulm edhe gjatë verës ose nëse një klub tjetër bën një ofertë serioze për mesfushorin brazilian. /ORAinfo/

Komento: