Milan i del një problem për transferimin e Bakayokos

10:44 | 02 Korrik 2021

Milani ka akoma shumë pozicione për të përforcuar dhe njëra prej tyre është mesfusha e qendrës, pasi Soualiho Meite është kthyer në Torino. Sipas një raporti, ata i kanë vënë sytë një prej ish-lojtarëve të tyre.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, Rossonerët po mendojnë seriozisht për të rikthyer Tiemoue Bakayoko, përcjell ORAinfo.

Ata me sa duket janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje me Chelsea, madje edhe mbi një bazë të përhershme.

Kontrata e mesfushorit do të skadojë në 2022 dhe Milani do të kërkojë ta shfrytëzojë atë.

Përveç situatës kontraktuale, Bakayoko nuk konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Chelseas dhe tarifa e transferimit ka shumë të ngjarë të mos jetë e majme.

Sidoqoftë, Chelsea mund të ndryshojë ekuilibrin e situatës duke aktivizuar një klauzolë rinovimi një vjeçare, ashtu si bënë me Olivier Giroud.

Kjo mund t’i parandalojë ata që të humbin 26-vjeçarin për një shifër shumë të ulët, ndoshta duke i shkaktuar probleme Milanit. /ORAinfo/

Komento: