Milan i gatshëm ta shesë yllin e madh në janar

09:01 | 02 Janar 2020

Lucas Paqueta dhe Milan ka të ngjarë të ndajnë rrugët në janar.

Por ata do ta bëjnë këtë vetëm dhe vetëm mundësisht në kushtet e Rossonerëve.

Kjo për shkak se menaxhmenti në orët e fundit përsëriti se për brazilianin nuk janë të interesuar të negocionin për ndonjë zbritje, përcjell ORAinfo.

Nuk është sekret që Leonardo është admiruesi i madh i Paqueta, të cilin fillimisht e solli në Milano një vit më parë në kushte të ngjashme.
Vlerësimi i brazilianit për momentin është të paktën 30 deri 35 milionë euro.

Maldini, Boban dhe Massara kanë qenë të qartë me Paquetan, për ta liruar atë në janar se nevojitet një ofertë e rëndësishme. /ORAinfo/

Komento: