Milan i jep edhe një shans Piatekut, ky është ultimatumi për të

11:53 | 03 Janar 2020

Krzysztof Piatek i janë dhënë pesë ndeshje për t’i dëshmuar hierarkisë në Milano se ai meriton të qëndrojë në klub.

MilanNeës kohët e fundit raportoi se ardhja e Zlatan Ibrahimoviç do të thotë që Milani do të marrë në konsideratë ofertat që do të arrijnë për Piatek në janar me një vlerësim që fillon nga 35 milionë euro, ose një shifër pak më e lartë.

La Gazzetta dello Sport pretendoi të enjten se Roma dhe Milano kanë pasur bisedime ditëve të fundit për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin Piatek dhe Diego Perotti, përcjell ORAinfo.

Edicioni i Tuttosport i së premtes boton titullin: ‘Piatek është duke pritur: 5 ndeshje nën shqyrtim’.

Ardhja e Ibrahimoviç i zvogëlojë kohën e lojës Piatekut si dhe varësinë e kuqezinjve nga ai.

Si rezultat, gazeta pretendon se 24-vjeçari ka katër ndeshjet e radhës në ligë plus ndeshjen Coppa Italia kundër SPAL për të bindur Milanin që ai ende mund të jetë i rëndësishëm për ta.

Piatek ka vetëm një gol nga loja e hapur gjatë gjithë sezonit dhe ka luftuar për formën. /ORAinfo/

Komento: