Milan i mposhtë gjigantët evropian, po e transferon 50 milionëshin nga Bundesliga

18:08 | 03 Korrik 2020

AC Milan është në ndjekje të mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Kontrata e mbrojtësit të RB Leipzig do të skadojë në vitin 2021 dhe nëse ai nuk arrin të një marrëveshje rinovimi me palën gjermane, Milano mund ta marrë atë me një çmim të mirë.

Kohët e fundit Fichajes raportoi se Upamecano po tërheq interes nga Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Arsenal dhe Tottenham Hotspur dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, ndërsa edhe Chelsea gjithashtu u kreditua me interes, përcjell ORAinfo.

Mirëpo sipas medieve në Itali, Milan është në pozitë me të mirë për ta transferuar 50 milionshin, pasi ai ka raporte me trajnerin Ralf Rangnic, i cili pritet që gjatë verës të marrë drejtimin e Milanit.

Bashkë me të pritet të vijë edhe mbrojtësi 21 vjeçar, Dayto Upamecano.

Mbetet të shihet cila do të jetë oferta e Milan për mbrojtësin i cili ka ngjall interesim të madh nga gjigantët evropian. /ORAinfo/

Komento: