Milan i përgjigjet skuadrës nga Premier Liga për yllin që ua kërkoi

08:26 | 26 Dhjetor 2019

Milan refuzon një ofertë për Caldaran nga Premier Liga.

AC Milan ka refuzuar një ofertë për mbrojtësin e tyre Mattia Caldara nga një klub i panjohur te Premier Ligës

Sipas Calciomercatos, përpos këtij klubi anglez është refuzuar edhe ekipi italian Atalanta.

Skuadra e Premier Ligës dëshironte që ta merrte mbrojtësin në formë huazimi me mundësi blerje me vonë.

Kuqezonjtë, megjithatë, e konsiderojnë Caldaran pjesë të skuadrës së tyre dhe nuk dëshirojnë ta huazojnë apo ta shesin, pavarësisht se ai ka vuajtur nga disa lëndime viteve të fundit.

Komento: