
Milani, është i përgatitur të lejojë mesfushorin Franck Kessie të largohet muajin tjetër.
U raportua javën e kaluar se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë Kessie të largohet nëse çmimi i kërkuar i tyre është përmbushur, pasi agjentit të tij i ishte thënë gjatë një takimi se klienti i tij nuk konsiderohet më themelor për klubin, përcjell ORAinfo.

Thuhet se West Ham dhe Wolverhampton që kanë filluar tashmë kontakte dhe Milani kishte vendosur një vlerësim prej 25 milion €.
Sipas Calciomercato.com, Kessie do të lejohet të largohet nga Milano në janar. Ata shtojnë se hipoteza e Premier League është konkrete, ndërsa për momentin ajo kineze duhet të përjashtohet./ORAinfo/