Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

21:16 | 04 Gusht 2020

Milan gjen zëvendësuesin e Bonaventuras.

ilani po tregon interesim serioz për yllin e Racing, Matias Zaracho, raportojnë mediet italiane.

Mesfushori ofansiv i Racing ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të Evropës, por kuqezinjtë janë duke treguar interesim më të madh, duke e parë atë i zëvendësim të Giacomo Bonaventuras.

Zaracho ka një klauzolë prej 25 milionë euro në kontratën e tij, ndërsa Milan në këto momente janë të gatshëm të ofrojnë deri në 15 milionë euro.

22 vjeçari është pjesë e Racing që nga viti 2016, dhe në 64 paraqitje ka shënuar tetë gola.

Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Argjentinës, ndërsa së fundi ka zhvilluar një ndeshje me kombëtaren A.

Komento: