Milan, Juventus dhe Leeds në ‘luftë’ për sulmuesin e njohur nga Serie A

14:06 | 16 Shtator 2020

Milani dhe Juventusi kanë epërsi ndaj Leeds në garën për playmaker 40 milionë euro. Klubi anglez mund të humbasë rastin për të nënshkruar me lojtarin Rodrigo De Paul.

Kjo pasi 26-vjeçari po kërkohet nga dy klube italiane, Milan dhe Juventus, përcjell ORAinfo.

De Paul se fundmi ka shkrua në mediat sociale se dëshiron të largohet nga Udinese, duke lënë të hapur mundësinë për të kaluar në ndonjë ekip tjetër.

James Horncastle i Athletic – duke shkruar në aplikacionin e tyre – pretendon se Udinese do të kërkojë 35-40 milionë eur për argjentinasin, ndërsa klubet e Serie A kanë një avantazh për shkak të faktit se
ata mund t’u ofrojnë lojtarëve në një marrëveshje shkëmbimi për të ulur çmimin.

Mbetet të shihet nëse Leeds do të arrij t’i mposhtë gjigantët italian për sulmuesin argjentinas. /ORAInfo/

Komento: