Milan-Juventus, vëmendja më e madhe te ky futbollist – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Juventus, vëmendja më e madhe te ky futbollist

18:32 | 15 Janar 2019

Ministri i Sportit i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Turki Al-Faisal foli për La Gazzetta dello Sport në lidhje me përplasjen e ardhshme të Kupës së Italisë me Juventusin dhe Milanin.

Ai ka treguar se vëmendja më e madhe do të jetë te futbollisti, Cristiano Ronaldo përcjell ORAinfo.


“Është një lojë shumë e rëndësishme për imazhin e Arabisë Saudite.

“Dy nga klubet më të mira në botë do të garojnë para publikut. Ronaldo? Për fat të mirë ne patën rastin ta shohim atë para se të bashkohej me Juventusin.

“Është e mrekullueshme që aq shumë njerëz mund ta shohin atë të luajë, gjithashtu njerëz që nuk mund të përballojnë të fluturojnë në Evropë për ta parë atë në fushë.

“ Është shumë e rëndësishme që ne të presim këta lojtarë të mëdhenj “,ka thënë ai./ORAinfo/

Komento: