Milan këmbëngulës për të transferuar yllin e Bayern Munchen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
-1 °C

Milan këmbëngulës për të transferuar yllin e Bayern Munchen

15:42 | 15 Janar 2020

Bayern Munich ka njoftuar se mbrojtësi Jerome Boateng nuk mund të largohet këtë muaj mes lidhjeve me një transferim në Milan.

Sky në Gjermani raportoi të dielën mbrwma se kuqezinjtë janë të interesuar në idenë e nënshkrimit të Boateng pasi kërkojnë përforcime nw mbrojte pas largimit të Mattia Caldara.

31-vjeçari nuk ka qenë një startues i vazhdueshëm në Bayern këtë sezon, dhe Sky në Mbretërinë e Bashkuar pretendoi se kampionët e Bundesligës do të ishin të gatshëm ta linin atë për 15 milionë euro në janar, me Arsenalin gjithashtu të interesuar, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë Daily Mirror shtoi se Milani ka avantazhin ndaj Gunners pasi klubi në Londër mund të marrë vetëm 31-vjeçarin në hua për shkak të fondeve të kufizuara.

Sidoqoftë, mediumi gjerman Bild po raporton se Bayern ka zgjedhur të mbajë mbrojtësin me përvojë për shkak të shqetësimeve për thellësinë e tyre mbrojtëse.

Përkundër faktit që menaxheri Hansi Flick shpesh ka zgjedhur David Alaba, Benjamin Pavard apo edhe Javi Martinez në qendër të mbrojtjes ndaj Boateng, fakti që bavarezët po garojnë në tre gara – plus dëmtimin e Lucas Hernandez – i ka detyruar ata të rishqyrtojnë qëndrimin e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: