Milan me dy janar nënshkruan me super-lojtarin

23:44 | 28 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic, është një lojtar i ri i Milanit ose më saktë ai do të jetë nga 2 janari kur të përfundojë ekzaminimet mjekësore rituale përgatitore për nënshkrim.

Por, Milan mendon edhe për lojtarët që i ka në skuadër. Në veçanti, negociatat për rinovimin e kontratës së Giacomo Bonaventura janë bërë urgjente,përcjell ORAinfo.

Mesfushori nuk ka asnjë dyshim dhe dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, me një dëshirë për të rinovuar kontratën e parashikuar në fund të sezonit sa më shpejt të jetë e mundur.

10 ditët e ardhshme prandaj do të jenë vendimtare, edhe nëse negociatat nuk janë aspak në një pikë të mirë.

Klubet si Fiorentina dhe Napoli po mbajnë sytë te Bonaventura, i cili me të vërtetë nuk dëshiron të largohet nga Milano./ORAinfo/

Komento: