Milan me dy “plumba” më shumë kundër Torino

16:54 | 25 Tetor 2021

Skuadra e Milanit luan nesër ndaj Torino ndeshje në kuadër të javës së 10-të të Seria A.

Para ndeshjes që do të zhvillohet në “San Siro” kuqezinjtë kanë marrë një lajm shumë pozitiv për dy nga lojtarët e skuadrës.

Në një intervistë për mediat italiane, trajneri Stefano Pioli ka konfirmuar rikthimin e dy futbollistëve në skuadër dhe që janë gati për ndeshjen e ditës së nesërme me Torinon.

Behët fjalë për Theo Hernandez i cili ka mposhtur COVID-19, dhe Franck Kessie është shëruar nga gripi, me këtë të fundit që mund të nisë takimin si titullar.

“Nëse Theo stërvitet sot, ai mund të jetë pjesë e ndeshjes, por nuk mendoj që e nis nga fillimi. Kessie është në dispozicion”, shprehet Pioli.

Komento: