Milan me ide të çmendur për sulmin, po e teansferon yllin e Interit

14:44 | 28 Dhjetor 2021

Ide e çmendur për sulmin: Ylli i Neroazzurëve tek Milan falë Maldinit.

Milan dëshiron që të ketë primatin sa i përket merkatos së janarit dhe këtë jo vetëm në repartin e mbrojtjes.

Rossonerët janë përmirësuar ndjeshëm sezonet e fundit e sidomos tashmë nën udhëheqjen e Stefano Piolit ku këtë sezon po synojnë që të triumfojnë në Scudetto.

Tuttosport ka bërë të ditur që në muajin janar Rossonerët do të bëjnë një tentativë për ta sjellë në San Siro yllin e Atalantas, Luis Muriel.

Kolumbiani është një emër shumë i kërkuar nga disa prej skuadrave të mëdha në Itali dhe Rossonerët po synojnë surprizën e madhe javëve të ardhshme.

Neroazzurët janë të vetëdijshëm që Muriel dëshiron largimin nga skuadra e Gasperinit dhe tashmë do të tentojnë që të sigurojnë një shifër të leverdishme nga shitja e tij.

Komento: