Milan me mega ofertë Calhanoglut për të rinovuar kontratën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan me mega ofertë Calhanoglut për të rinovuar kontratën

13:06 | 13 Janar 2021

Milani i ofron Calhanoglut katër milionë euro pagë në sezon për të rinovuar kontratën.

Reprezentuesit e Hakan Calhanoglut janë takuar me Milanin dhe thuhet se klubi ka rritur ofertën në katër milionë euro për sezon.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjiganti anglez i ka ofruar katër milionë euro dhe bonuse për çdo vit.
Sulmuesi është një ndër lojtarët kyç nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, derisa momentalisht janë në kreun e Seria A pas 17 ndeshjeve të zhvilluara.
Negociatat mes dy palëve për rinovim janë duke vazhduar, por thuhet se 26-vjeçari është shumë afër ta pranojë ofertën.

Ndërkohë, kujtojmë se kërkesa e Calhanoglut ishte pesë milionë euro për sezon në kontratë katërvjeçare.

Kujtojmë se afër rinovimit të kontratës është edhe Ginaluigi Donnarumma, e për të ka interesim të madh nga gjigantët evropian.

Komento: