Milan me në fund gjen blerës për Paquetan, ja sa milionë po synon t’i fitojë

13:39 | 02 Prill 2020

E ardhmja e Lucas Paqueta mund të jetë larg nga AC Milan.

Mesfushori brazilian nuk ka arritur të shprehë potencialin e tij të plotë me kuqezinjtë, duke humbur disa shanse për të dëshmuar vlerën e tij.

Prandaj, ai tani konsiderohet i shitshëm.

Calciomercato raporton se Benfica i është bashkuar garës për 22-vjeçarin.

Pala Portugeze është gati të bëjë një ofertë serioze për brazilianin, përcjell ORAinfo.

Për të shmangur humbjen, Milani duhet të mbledhë të paktën 28 milion euro nga shitja e Paquetas.

Një marrëveshje shkëmbimi midis Milanit dhe Benficas nuk duhet të përjashtohet, pasi kuqezinjtë janë të interesuar për 20-vjeçarin Florentino Luis.

Milani u përpoq të nënshkruajë me mesfushorin tashmë në janar, por çmimi ishte shumë i lartë në fund.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim se si do të ecin bisedimet mes dy klubeve. /ORAinfo/

Komento: