Milan me shumë mungesa ndaj Fiorentinas, publikohet lista

18:12 | 20 Mars 2021

AC Milan do hyjë në ndeshjen me Fiorentinan me disa mungesa të mëdha.

Milan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Fiorentinas ndeshje e cila është e vlefshme për xhiron e 28-të të Serie A.

Ante Rebic do mungojë shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj Napolit, ku u tha se kishte fyer gjyqtarin e ndeshjes.

Rafael Leao do mungojë shkaku i një lëndimi në muskuj, gjithashtu edhe Davide Calabria, i cili u operua ditë më parë.

Mandzukic mbetet i lënduar, ndërsa mungesë e pa pritur është edhe Alessio Romagnoli.

Lista e plotë e lojtarëve të Milanit ndaj Fiorentinas.

Komento: