Milan me super transfer nga Brazili

12:02 | 21 Gusht 2020

Milani vë në shënjestër brazilianin.

Milani po punon pa pushim në merkato.

Pas ardhjes së Kalulu nga Lioni dhe Emil Robak nga Hammarby, kuqezinjtë i kanë dhënë Torinos Ricardo Rodriguez.

Për fashën e majtë tani drejtuesit kërkojnë një zëvendës për Hernandez.

Në shënjestër, sipas raportimeve të Luca Marchetti, ekspert i merkatos së futbollit në Sky Sport, Milani ka vënë në shënjestër Matias Vina të Palmieras.

Shpërthim, vrapim dhe driblime janë cilësitë e Matias Vina.

Uruguajani, përveç këtyre ka edhe aftësi të mira në sulm dhe shpesh e çon sulmin deri në pjesën e fundit të fushës.

Një profil ky, që me siguri do t’i bënte shumë punë Milanit pas ikjes së Ricardo Rodriguez

Komento: