Milan me super transferim nga Bazeli

12:42 | 04 Gusht 2020

AC Milan pritet t’i bëjë disa transferime gjatë kësaj vere.

Në radarët e rosonerit ka rënë edhe mbrojtësi i Bazelit Omar Alderete. Ai mund të transferohet gjatë kësaj vere në ‘San Siro’.

Gazeta zvicerane Sport. ch raportoi të hënën në mbrëmje se 23-vjeçari po tërheq interes nga një numër i klubeve pas një sezoni mbresëlënës, dhe agjenti i tij ka konfirmuar që klienti i tij është gati të transferohet në Serie A, përcjell ORAinfo.

Sipas kësaj gazete, Milani është një nga ekipet me të favorizuara për transferimin e Alderete.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i drejtuesve të Milanit për transferimin e Alderete në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: