Milan me tranfer të ‘çmendur’ nga Chelsea – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan me tranfer të ‘çmendur’ nga Chelsea

16:05 | 10 Maj 2021

Milan kërkon transferimin përfundimtar të Tomorit.

Stefano Pioli ka konfirmuar që skuadra e tij kërkon të sigurojë përfundimisht shërbimet e mbrojtësit të Chelseas, Fikayo Tomori.

Tomori u huazua tek skuadra e Milanit gjatë merkatos së janarit pasi në Stamford Bridge humbi vendin e titullarit dhe qysh prej atëherë po kalon në një formë të shkëlqyer në San Siro.

Pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Juventusit, Pioli bëri të ditur që klubi është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për blerjen e qendër-mbrojtësit.

Komento: