Milan merr goditjen e madhe për Berrardin

11:50 | 19 Gusht 2021

Shpresat e Milanit për të nënshkruar me anësorin Domenico Berardi nga Sassuolo u janë shuar nga drejtori i tyre menaxhues.

Edicioni i sotëm i Gazzetta di Modena , shkroi se Berardi është ndër opsionet që po konsiderohen nga Milani për të përmirësuar pozicionin e krahut të djathtë, dhe italiani ka kërkuar të largohet nga klubi, përcjell ORAinfo.

TMW më pas shtoi se Berardi u kthye nga fitimi i Kampionatit Evropian me Italinë dhe i kërkoi Neroverdi të lehtësonte një dalje verore pasi dëshiron të provojë një sfidë të re.

Ai e konsideron ciklin e tij në Emilia të mbyllur dhe Sassuolo janë të gatshëm ta lënë atë të shkojë nëse mund të marrin 30 milionë euro për të, pasi më parë kishin kërkuar 40 milionë euro.

Tani, CEO i Sassuolo Giovanni Carnevali ka folur me il Corriere della Sera për të ardhmen e 27-vjeçarit, dhe konfirmoi dëshirën e tij për ta mbajtur lojtarin në mungesë të ndonjë oferte konkrete.

“Asnjë ofertë nuk ka ardhur zyrtarisht. Në çdo rast, ne nuk do të marrim parasysh asnjë negociatë. Na u deshën dy muaj për të shitur Locatelli te Juventusi për 37.5 milionë dhe tani ka më pak se pesëmbëdhjetë ditë për të kaluar deri në tregun e transferimeve. Nuk do të kishte kohë. Dhe në çdo rast, për ne Berardi ka një vlerë edhe më të lartë ekonomike”, tha ai. /ORAinfo/

Komento: