Milan merr këtë vendim për Brahim Diaz

10:18 | 12 Janar 2021

AC Milan po përgatite që ta mbajt të paktën deri në verë talentin e Real Madidit.

Sulmuesi Brahim Diaz me përformancat e shkëlqyera ka kënaqur bordin e AC Milanit që nga huazimi prej Real Madridit.

Paraqitja e fundit ishte ndaj Torinos, ku dhuroi një asistim dhe fitoi një penallti për “Rossonerët”, përcjellë lajmi.

Sipas Corriere dello Sport, Milan dëshiron ta mbajë Diazin dhe do këtë negociata me “Los Blancos”.

Drejtorët Maldini dhe Massara më herët biseduan me Realin për mundësinë e blerjes, derisa është edhe opsioni i vazhdimit të huazimit.

Mbetet të shihet si e ardhmja për Diazin do jetë, por qëndrimi në “San Siro” shihet si opsioni më i mundshëm.

Komento: