Milan merr lajmin e madh nga Milot Rashicën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan merr lajmin e madh nga Milot Rashicën

18:07 | 13 Korrik 2020

Werder Bremen ka hedhur poshtë një ofertë nga RB Leipzig për anësorin e Kosovës Milot Rashica.

Klubi gjerman ka ofruar 15 milionë euro, plus 3 milionë bonuse, mirëpo kjo ofertë është vlerësuar e ultë nga Bremen.

Kjo i hap rrugë Milanit që të bëjë përpjekje për ta transferuar anësorin kosovar me tipare sulmuese.

Rashica është i preferuar i trajnerit gjerman, Ralf Rangnick dhe kalimi i tij në ‘San Siro’ mund të ndodh gjatë verës, përcjell ORAinfo.

Për të arritur këtë, Milan duhet t’i bëjë gati rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë që Milot Rashica ka bërë 34 paraqitje në sezonin 2019-20, duke shënuar 11 gola dhe tetë asistime për Werder Bremen, klub që arriti të mbetej në Bundesligë edhe për një sezon pas play-offot. /ORAinfo/

Komento: