Brahim Diaz shërohet nga COVID-19.
Sulmuesi i AC Milanit, Brahim Diaz ka testuar negativ me COVID-19.
Spanjolli mungoi në ndeshjet e fundit për “Rossonerët”, shkaku që rezultoi pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi net.
Por, tani Milan përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Diaz është shëruar.
“AC Milan njofton se Brahim Diaz ka testuar negativ me COVID-19”, shkruhet në komunikatë.
Kështu, Diaz me shumë gjasa do mungojë sonte (e martë) ndaj Torinos, por do jetë gati për ndeshjet e tjera.