Milan merr përgjigje negative për transferimin e mesfushorit nga Franca

22:24 | 17 Qershor 2021

Përveç sulmit, Milani është gjithashtu i etur për forcimin e mesfushës përpara sezonit të ardhshëm.

Soualiho Meite është kthyer në Torino dhe të dy Ismael Bennacer dhe Franck Kessie do të marrin pjesë me Kombëtarët e tyre në fillim të vitit të ardhshëm.

Do të jetë shumë e rëndësishme, për Rossonerët që t’i shtojnë një thellësi këtij departamenti dhe duket se Paolo Maldini po punon për këtë, përcjell ORAinfo.

Ata së shpejti mund të bëjnë një lëvizje për një nga objektivat e tyre, Boubacar Kamara të Marseille.

21-vjeçari ka bërë përshtypje me Marseille dhe sipas Transfermarkt, ai ka një vlerë tregu prej 37 milionë euro.

Milan për lojtarin ka ofruar 12 milionë euro, por ky cmim është dukur qesharak nga klubi francez, të cilët e kanë refuzuar menjëherë.

Marseille po kërkon dyfishin e ofertës së ofruar nga Milan.

Mbetet të shihet nëse ata do ta dërgojnë këtë ofertë dhe mbi të gjitha, nëse pala franceze do ta pranojë atë. /ORAinfo/

Komento: