Milan merr vendim për të ardhmen e Theos

22:13 | 07 Dhjetor 2021

Milani po planifikon ta mbajë Theo Hernandezin.

Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer te “Rossonerët” duke qenë një ndër lojtarët kryesorë.

Forma e mirë e francezit ka bërë që PSG-ja të interesohet. Madje klubi francez thuhet se ka gati ofertën prej 60 milionë eurosh për t’i siguruar shërbimet e Theos.

Drejtuesit e klubit “kuqezi” kanë nisur bisedimet me lojtarin për vazhdimin e kontratës.

Milani i ka ofruar rritje të dukshme të pagës dhe kontratë re dyvjeçare.

Me kontratën e re francezi do të mbetet në “San Siro” deri në vitin 2026. 24-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2019.

Komento: