Milan mposhtë Juventusin dhe Napolin, po e transferon talentin e madh nga Brazili

10:06 | 06 Korrik 2021

AC Milan është skuadra që drejton garën për sulmuesin e Santos, Kaio Jorge dhe e duan atë në një transferim falas në janar.

Sky Sport zbuloi se nuk ka asnjë para-marrëveshje midis Napoli dhe Kaio Jorge pavarësisht disa raporteve që vijnë nga Brazili.

Përkundrazi, duket se Milani është skuadra në pozitën me të mirë për të nënshkruar me 19-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Ata shtuan se Maldini dhe Massara kanë një interes konkret për Jorge, i cili mund të largohet për 10 milionë euro në dritaren e verës duke pasur parasysh që kontrata e tij do të skadojë në dhjetor të këtij viti.

Komisionet që do të kërkojnë shoqëruesit e lojtarit duhet të vlerësohen, veçanërisht sepse Gianluca Di Marzio specifikoi se Rossonerët po mendojnë më shumë për transferimin falas sesa të paguajnë një tarifë tani.

Përveç Napolit edhe Juventusi është gjithashtu i etur për të nënshkruar me brazilianin, por Sky Sport është i qartë: Milani është klubi përpara në garën për Kaio Jorge. /ORAinfo/

Komento: