Milan ndez sinjalin e alarmit! Ylli i madh pritet t’u mungojë ndaj Juventusit

10:25 | 19 Shtator 2021

Portieri i Milanit, Mike Maignan është në dyshim për ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Juventusit për javën e katërt të Serie A.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Maignan është në dyshim për shkak të një problemi në gisht që nga pritja e penalltisë së Salah.

Calabria nuk do të jetë i gatshëm dhe do të zëvendesohet nga Florenzi, i cili gjithashtu ka shfaqur shqetësime në stërvitje.

Mund të luajë Tomori në krahun e djathtë të mbrojtjes me Kjaer-Romagnoli në qender. Ibrahimovic dhe Giroud nuk do të jenë, ndërkohë që Bakayoko do të qendrojë 1 muaj jashtë fushave.

Komento: