Milan ndezë “motorët”, hidhet në “gjah” për këtë sulmues

13:15 | 06 Nëntor 2021

AC Milan, është ende në gjurmët e sulmuesit të Porto, Jesus Corona dhe mund të përpiqet ta nënshkruajë atë si një transferim i lirë verën e ardhshme.

Calciomercato raportoi muajin e kaluar sesi drejtuesit e kuqezinjve synuan anësorin e Portos në mesin e gushtit dhe gjërat filluan të përparojnë shpejt për shkak të marrëdhënieve pozitive midis të gjitha palëve të përfshira,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, meksikani nuk përfundoi duke u bashkuar pasi çmimi i kërkuar prej 12-13 milionë euro u konsiderua shumë i lartë nga Paolo Maldini dhe Ricky Massara.

Milani nënshkroi Junior Messias nga Crotone në ditën e fundit dhe ai nuk ka bërë përshtypje deri më tani, kjo është arsyeja pse ideja për të kërkuar një zgjidhje afatgjatë duket se është kthyer në plan të parë.

Sipas L’Equipe në Francë, Milani në fakt është ende i interesuar për nënshkrimin e Corona, i cili ka vendosur se dëshiron një aventurë të re dhe do të largohet nga Portugalia kur kontrata e tij të përfundojë qershorin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: