Milan në aksion, po e transferon zëvendësuesin e Kessie nga Franca – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan në aksion, po e transferon zëvendësuesin e Kessie nga Franca

23:47 | 14 Shtator 2021

Franck Kessie nuk ka venduar ende të nënshkruaj kontratë të re me Milanin. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit kuq e zi të interesohen për zëvëndësimin e tij, në rast se lojtari largohet me përfundimin e kontratës në verën e vitit të ardhshëm.

E një nga emrat që është në radarët e Milan, është ai i mesfushorit të Monakos, Aurélien Tchouaméni.

Mesfushori është shfaqur si një yll i ri në Monako dhe mediat raprotojnë se shumë klube të mëdha në Evropë po shikojnë nënshkrimin e mundshëm të mesfushorit, veçanërisht në Serie A ku ai ka “tre kërkues seriozë”, përcjell ORAinfo.

Ac Milan duhet të luftojë me Juventusin dhe Interin, pasi edhe këto dy klube janë duke tentuar të nënshkruajnë me lojtarin në dritaren e janarit ose verën e ardhshme.

Kujtojmë që në moshën 21 -vjeçare, ai ka shënuar tre paraqitje për Kombëtaren e Francës. /ORAinfo/

Komento: