Milan në aksion, po synon ta bind Cotinohon të transferohet në ‘San Siro’

12:37 | 05 Korrik 2021

AC Milan është në kërkim të një mesfushori të ri sulmues dhe duket se Philippe Coutinho i Barcelonës mund të jetë një opsion.

Burimi spanjoll Mundo Deportivo shkruan se si Coutinho pritet në rikthehet në Barcelonë këtë javë për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore para fillimit të sezonit të ri, por pavarësisht kësaj e ardhmja e tij me klubin katalan është shumë e pasigurt, përcjell ORAinfo.

Në të vërtetë, mund të jetë një vizitë kalimtare për përfaqësuesin brazilian sepse agjenti i tij është në punë për të gjetur një ekip të ri për klientin e tij.

Prioriteti i brazilianit është kthimi në Premier League ku ai luajti me Liverpool, por as ideja e një transferimi në Milano nuk mund të përjashtohet.

Coutinho ishte një nënshkrim që i kushtoi Barçës mbi 160 milionë euro si për shumicën e burimeve, dhe ai ka grumbulluar vetëm 23 gola dhe 14 asistime në 90 paraqitje gjatë një kohe të mbushur me dëmtime në Nou Camp. /ORAinfo/

Komento: